SHMK ’’Drita”- Kërçovë, organizon mësim bashkëkohor në gjuhën shqipe dhe mësim praktik, të cilat janë shtyllat kryesore të shoqërisë dhe ekzistencës personale. 

            Shkolla jonë ekziston për nxënësit tanë.  Arsimojmë kuadro në pajtim me nevojat  e tregut dhe punës në qytetin tonë dhe më gjerë dhe atë me drejtimet  e gjimnazit,  shëndetësisë,  ekonomisë,  elektroteknik dhe i makinerisë.

 Arsimin e realizojmë sipas programit bashkëkohorë dhe fleksibil duke shfrytëzuar teknologjinë e informatikës.  Shkolla është komplet e pajisur me kompjutera dhe është e lidhur me rrjetin e internetit.  Nxënësit janë motivacion i rëndësishëm për ne me arritjen e rezultateve të tyre,  zhvillimi i tyre individual dhe arritjen e diturive për regjistrim në institucionet e larta arsimore. Me këtë mision paraqesim të tanishmen ku jemi dhe sa kemi arritur.

Eksistojnë faktorë të cilëve nuk mundet t’u shmangemi,  kur është fjala për misionin e shkollës,  sepse ajo është në lidhje të drejtpërdrejtë me ato siç janë: mundësi të barabarta për mësim dhe përparim,  kushte bashkëkohore për punë,  klimë e shëndoshë shkollore e lidhur me industrinë dhe degët tjera ekonomike,  rezultate nga  aktivitetet jashtëmësimore të lidhura me institucionet arsimore,  arritje në nivel më të lartë në realizimin e kurikulumeve shkollore.

 Vizioni dhe aksioni munden të ndryshojnë botën, për shkak se nëpërmjet vizionit shkolla planifikon të ardhmen.  Ajo organizohet,  planifikon aktivitete, me të cilat do të  arrijmë dhe do të realizojmë qëllimin  e caktuar.

 

Ne dëshirojmë që shkolla jonë të jetë e siguruar dhe disiplinuar,  mjedis ku     nxënësit do të vijnë me kënaqësi,  sepse aty mësimi do të jetë bashkëkohorë,  efektiv,  kualitaitv dhe i përshtatshëm për nevojat dhe interesat e nxënësve,  arsimtarëve dhe shtetit. 

slajdi

VISUAL FUNDAMENTAL PARAMETERS
POWERFUL TIMELINE EDITOR
LAYER MANAGEMENT
Full screen video
Auto-play/pause video
HTML5
Youtube
Mighty video support
...