Reagim ngaj lajmit të emetuar në TV ALSAT – M të datës 06.11.2018, në lajmet e orës 16:00 dhe 19:00, lidhur me SHMK “Drita” – Kërçovë.
Në dijeni edhe të:
- Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë
- Zyrës së Avokatit të Popullit
- Agjencionit të Monitorimit të Mjeteve Audiovizuele
E nderuara redaksi e TV ALSAT – M!
Reagimi është nga drejtori dhe ish – drejtori i SHMK “Drita” – Kërçovë, a ka të bëjë me disa dezinformata të shprehura nga një ish – i punësuar i Gjimnazit tonë, lidhur gjoja me largimin e tij nga puna në fillim të vitit të ri shkollor, edhe atë:
- Ish i punësuari, Shefki Jashari, nuk është larguar nga puna, por i ka mbaruar kontrata e punës më kohë të caktuar pune më datë 31.08.2018, sepse ish – i punësuari nuk ka vendim pune, sepse deri në fillim të vitit kalendarik 2018 nuk i kishte dhënë provimet pedagogjike dhe nuk ishte arsimtar, por inxhinier i elektroteknikës, se me vetë “punën e tij”, kontribuoi që vit pas viti numri i nxënësve që regjistroheshin në këtë drejtim të ishte më i pakët e më i pakët, sepse ish- i punësuari e kishte zakon të lavdrohej se sa nxënës ka përsëritur dhe sa të tëjerë ka lënë në provim dhe riprovim. Kështu erdh puna që 3 vitet e fundit të mos ketë asnjë nxënës të interesuar për këtë drejtim. Kush e paska fajin tash ne apo kryetari i Komunës?!
- Profesori tjetër, që është i punësuar dhe ligjëron në vitin e katërt, se vetëm ky vit ka mbetur në atë drejtim, i plotëson kushtet e parapara me normativin e Shkollës dhe ligjin për Arsim të Mesëm në RM.
Ai është profesor i diplomuar i Elektroteknikës dhe i ka të dhëna të gjitha provimet profesionale për të dhënë mësim dhe nuk është arsimtar i Informatikës e as i Matematikës, siç potencon ish – i punësuari.
- Kopje të diplomës dhe provimeve diferenciale, që Ju i incizuat atë ditë në zyrën e drejtorisë dhe nuk i treguat me figurë ditën e emetimit të lajmit, fakte këto të vërtetuara edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit me inspektorë nga Struga, ku ish – i punësuari thotë se kanë sjellë vendim nën presion politik. Ju kujtojmë këtu se ish – i punësuari në ankesën që ka bërë te ISHA – ja Shkup , ka kërkuar që inspektorët të mos jenë nga Kërçova, dëshirë që ia ka plotësuar ISHA –ja. Përsëri fajin e paskemi ne apo kryetri i Komunës edhe pas gjithë fontanës së dëshirave për të.
- Ju kujtojmë se ish – i punësuari asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën në deklaratat etij, dhe në mesin e kolegiumit të arsimtarëve njihet si njeri që hedh gurin dhe fsheh dorën, kështu ndodhi edhe kur kërcënoi ish – drejtorin me vrasje dhe pastaj si qyqar e mohoi të njëjtën pranë organeve policore, organe te të cilat vazhdon të denoncojë, ku me emër ku pa emër, çdo ditë gjoja parregusitë që bëhen gjoja në Gjimnazin tonë.
- E nderuara redaksi, gazetari Juaj, Bashkim Sulejmani, bën mirë të kërkojë ndjesë, sepse nuk i ka paraqitur siç duhet faktet konkrete lidhur me rastin në fjalë, edhe pse iu paraqitën këto fakte me zë e me figurë te zyra e drejtorisë së Shkollës sonë.
- E nderuara redaksi, themelues i këtij institucioni është Komuna e Kërçovës dhe kryetari i saj dhe ne nuk jemi këtu për të bërë avokatinë e kryetarit të Komunës, por ai me lejen e përvitshme që jep për formimin e paraleleve me numër më të vogël nxënësish, mundëson që të ketë aq paralele sa ka dhe të mos nxirren të punësuar nga puna si pasojë e numrit gjithnjë e më të vogël të nxënësve. Përsëri e kemi fajin ne dhe kryetari i Komunës se ish – i punësuari priste degën ku qëndronte vetë.
- Andaj ne i hedhim poshtë insinuatat dhe deklaratat e rrejshme të ish – të punësuarit të shprehura të lajmin tuaj dhe Ju ftojmë të mos bëheni pjesë e mallverzimeve dhe lojës që bën ky ish – i punësuar, me të cilin vazhdojmë të përballemi në gjyq, ku përherë ka humbur dhe do të humbë. A se desh harruam, edhe për këtë e paskemi fajin ne dhe kryetari i Komunës!!!!