Për shkak të ditëve të humbura gjatë procesit mësimor për vitin 2015/2016 e me kërkesë të SHMK"Drita" Kërçovë dhe Komunës së Këçovës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës Shkup e zhvendos afatin e vlerësimit ekstern për nxënësit e viteve përfundimtare.
Qendra Shtetërore e Provimeve i njofton maturantët e qytetit të Kërçovës se vlerësimi ekstern do të zhvillohet nga data 01.02.2016 - 05.02.2016.
Për orarin e mbatjes së provimeve sipas lëndëve maturantët do të lajmërohen në mënyrë plotësuese në tabelën e shpalljeve pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.