Njoftim!
Përkitazi me njoftimin e datës së sotme të MASH-it Shkup. SHMK "Drita" - Kërçovë,
i njofton të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe të punësuarit e saj, se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të këtij viti shkollor, i paraparë të nisë më 18.01.2017, e mërkurë, është shtyrë për më datë 23.01.2017, e hënë.
Ndërrimet do të jenë të pandryshuara siç janë paraqitur te lajmërimi i fundvitit dhe gjusmëvjetorit të parë.
Ditët e humbura do të zëvendësohen më fund të marsit dhe të prillit 2017.
Gjithashtu i njoftojmë maturantët se mbetet të vendoset se çfarë do të bëhet me Vlerësimin Ekstern për ta, të paraparë për më 23.01.2017.
Për këtë gjë do të ketë njoftim plotësues në ditët në vazhdim, gjegjësisht pas marrjes së njoftimit përkatës.
Me respekt! Nga drejtoria, 13.01.2017.