"Mjedisi ynë pëmes kamerës"- projekt i Ersamusit

IMG 20220604 WA0046 Copy

Nga data 31.05.2022 deri 05.06.2022 SHMK”Drita” Kërçovë ishte nikoqire e projektit të Erasmusit “Mjedisi ynë përmes kamerës” ku pjesëmarrëse ishin shkollat nga Lituania, Turqia, Rumania dhe shkolla jonë. Nxënësit e këtyre shteteve eksploruan mjedisin jetësor të Kërçovës dhe Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht nxënësit e secilit shtet sollën video prezantime të arkitekturës së vendbanimeve të tyre. Gjatë ditëve përderisa qëndruan me kamerat e telefonave të tyre fotografuan dhe incizuan vendet më interesante. Ata vizituan Foto studio FMX në Kërçovë ku u njoftuan me teknikat e fotografimit dhe video montimit. Një ditë vizituan Matkën dhe qendrën e Shkupit dhe një ditë vizituan Ohrin. Nxënësit me materialin e mbledhur bënë një ekspozitë me fotografi si dhe përgatitën video prezantim. Në një nga mbrëmjet nxënësit e këtyre shkollave paraqitën një shfaqje në Pallatin e Kulturës, Kërçovë me veshje dhe valle dhe këngë të vendeve nga vijnë. Kjo shfaqje u mirëprit nga publiku kërçovar.

Në mbrëmjen e fundit u ndanë certifikata për pjesëmarrësit e projektit u bë një mbrëmje gazmore.

SHMK “Drita” falënderon të gjithë ata që ndihmuan që ky projekt të dalë me sukses. Falënderon drejtorin e Pallatin të Kulturës z. Mazllam Osmani, pronarin e FMX z. Afrim Osmani dhe profesorët që mbështetën projektin.

Projekti vazhdon në Rumani dhe më pas në Lituani.