Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme jashtëmësimore javën e kaluar u realizua aktiviteti dhe titull "Shoqërohu dhe sporto" ndërmjet SHMK"Drita" Kërçovë dhe SHMK"Kërste Petkov Misirkov" Demir Hisar.
Aktiviteti në fjalë përbëhej nga dy fusha të sportit dhe ate të volejbollit dhe futbollit të vogël, ku vajzat u ndeshën në volejboll, ndërsa djemtë në futboll të vogël.
Aktiviteti është i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë në suaza të projektit për Arsim të Integruar Ndëretnik.
Qëllimi i aktiviteve është njohja e ndërsjell dhe eliminimi i paragjykimeve ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në Republikën e Maqedonisë.
Aktivitete do të vazhdojnë edhe më tej dhe ai i radhës do të realizohet në Demir Hisar më 1 qershor 2017. Gjithsej janë paraparë 4 aktivtete