Shkolla përfshin një sipërfaqe prej 21000m2 në të cilën gjendet godina shkollore, e cila përfshin 1800m2 , me tre kate hapësirë shkollore, sallë sportive me 1500m2 , punëtoria metalike me 1000m2 , kurse pjesa tjetër është sipërfaqe me gjelbërim të ulët. Shkolla e Mesme Komunale “Drita” – Kërçovë, është i vetmi institucion edukativo - arsimor për arsim të mesëm në regjionin e Kërçovës në gjuhën shqipe. Në kompleksin shkollor gjenden dy godina shkollore, ku risia e këtij vit është se do te zgjerohemi edhe me 12 mësonjëtore me tepër dhe tash me kemi edhe pamjen e re te Shkollës sonë me një fasadë tërësisht moderne dhe me termoizolim cilësor, ku do të jemi më ngrohtë me më pak energji të harxhuar, me terrene të hapura sportive, salla e sportit dhe punëtoria metalike ku mbahet mësim praktik i drejtimi elektro-teknik dhe makinerisë.
Po ashtu kemi edhe laboratorë të pajisura shumë mirë për drejtimin e farmacisë dhe atij të elektroteknikës.
Puna edukativo - arsimore në shkollë përbëhet nga organizimi dhe realizimi i mësimit kualitativ. Kuadri arsimor dhe udhëheqës nëpërmjet metodave të tyre didaktike është gjithmonë i përgatitur për të realizuar planet dhe programet mësimore të parapara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe njëkohësisht të japë njohuritë e saj në mënyrën më të përshtatshme që nxënësi të mund t’i përvetësojë njësitë mësimore që të arrijë sukses sa më të madh. Puna edukativo-arsimore në shkollë ka për qëllim që të motivojë nxënësit për dituri. Skaj kësaj, është e nevojshme një shkollë e lartë e udhëheqësisë, organizim dhe realizim i punës edukativo-arsimore, vëzhgim kontinuitiv dhe objektiv të rezultateve të arritura te nxënësit, respektimin e personalitetit të nxënësit dhe arsimtarit, vendimet dhe mendimet e aktiveve profesionale, Këshilli i Prindërve, Këshillit të Arsimtarëve, Këshillit të Shkollës dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, si dhe nga Byroja për Zhvillim të Arsimit