Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit - 7 Prilli, nxënësit së bashku me mësimdhënësit mjekë të SHMK “DRITA” drejtimi Shëndetësi do të organizojnë ekspozitën me titull “DO MA BESOSH SHËNDETIN TËND?! “Kjo ekspozitë do të realizohet më 7 Prill nga ora 12:30 – 13:30. Ekspozita përmban prezantim dhe punim shkencor me titull “Morbus Alzheimer”, më pas do të prezantohen punime me pjesë dhe organe të trupit të njeriut, piktura të ndryshme me bazë artistike, si dhe prodhime sapunësh, sheqerkash të shëndetshme dhe përgatesa të tjera kozmetike me bazë farmaceutike të përgatitura në laboratorin e vetë shkollës. Njëkohësisht do keni mundësi për blerjen e të njëjtave. Qëllimi i këtij evenimenti është që punimet lidhur me këtë eveniment do të mbeten në kabinetin mjekësor të shkollës dhe do të shfrytëzohen nga gjeneratat e ardhshme gjatë mësimdhënies, ndërsa të hollat e dhuruara/mbledhura do të shfrytëzohen për të ndihmuar nxënësit, të cilët ekonomikisht nuk janë në gjendje të kryejnë pagesën për ekskursionin ose kremtimin e maturës.

slajdi

VISUAL FUNDAMENTAL PARAMETERS
POWERFUL TIMELINE EDITOR
LAYER MANAGEMENT
Full screen video
Auto-play/pause video
HTML5
Youtube
Mighty video support
...