U shënua përvjetori i shkollës

 

Më 14 tetor 2015 u shënua dita e SHMK”Drita” Kërçovë. Manifestimi u hap me këngëzimin  e himnit kombëtar, interpretuar nga kori i gjimnazit.

Në fjalën e rastit drejtori theksoi:

Intelektualët e paktë shqiptarë në Kërçovë, që erdhën si fryt i hapjes së shkollave shqipe në këto anë në vitin 1941- 42,  bënë një luftë të pakompromis, që popullata e kësaj ane të ketë edhe shkollim të mesëm në gjuhën e saj amtare.

Pas vitit 1990 të shekullit të kaluar, nga ana e popullatës shqiptare u organizuan shumë protesta, për arsim shqip, por nuk dhanë  shumë sukses,  që më 09 Tetor 1991, pas shumë konsultimesh nëpër të gjitha Bashkësitë Vendore të të gjitha fshatrave dhe të mbështetur edhe nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, Lidhja e Gruas Shqiptare dhe strukturat e subjektit të atëhershëm politik, u themelua Shkolla e Mesme e Pavarur “DRITA”.

Më 14 tetor u bë promovimi i kësaj shkolle, në prani të qindra qytetarëve dhe është mbajtur Kuvendi i hapur në fshatin Llapkidoll,  ku edhe ishte selia dhe lokalet adimistrative dhe mësimore të shkollës së atëhershme, emër që sot e mban Shkolla ku ne ndodhemi ,  pra SHMK “DRITA”- Kërçovë.

 

Programi vazhdoi me poezi dhe këngë të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

slajdi

VISUAL FUNDAMENTAL PARAMETERS
POWERFUL TIMELINE EDITOR
LAYER MANAGEMENT
Full screen video
Auto-play/pause video
HTML5
Youtube
Mighty video support
...