Lajmërim
Lajmërohen nxënësit dhe arsimtarët e SHMK”Drita” Kërçovë, se ndryshimi i turneve do të bëhet 1 herë në muaj përderisa zgjat mësimi nga distanca, gjithashtu ju njoftojmë se ditën e hënën ( 12.10.2020) nuk do të mbahet mësim për shkak të festës shtetërore.
Nga dita e martë arsimtarët do të mbajnë mësim nga hapësirat e shkollës, meqë është bërë shpërndarja e internetit. Obligohen arsimtarët që nga dita e martë të shënojnë mungesa në ditar për të gjithë nxënësit që nuk kyçen në mësim.
Nga drejtoria