Në pajtim me  nenin 42  të Ligjit për Arsim   të  Mesëm  (Fletorja zyrtare  e  RM nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08,  33/10,  116/10, 156/10, 18/11, 6/12 ,100/12, 24/13, 41/14,  116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16,127/1667/17dhe  64/18),  dhe  në  bazë  të  nenit  28  i  Statutit  të  Shkollës si dhe konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Shkup, drejtori i SHMK”Drita”- Kërçovë publikon :

 

S H P A L L J E

Për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2020-2021

 

Në Shkollën e Mesme Komunale “Drita”- Kërçovë për vitin shkollor  2020-2021, do të regjistrohen:

    Në vitin  I (parë), do të regjistrohen 442  nxënës në 13 paralele  me mësim në gjuhën shqipe  sipas planeve mësimore  dhe  programeve për:

 
  1. Gjimnaz  -  204 nxënës  në  6 paralele, minimum 60 pikë

                                                  shq.     204  nx.     6  par.     4 vj.    

 

- Matematiko-natyror                                Kombinimi A dhe B    

- Shoqëroro humanitar        Kombinimi A dhe B  

-Gjuhësor artistik                                       Kombinimi A dhe B  

 
 

  2.  Drejtimi makineri  -  68 nxënës, 2 paralele 

  • Teknik i makinerisë       

                                                 shq.     34 nx.     1 par.     4 vj.    45 pikë minimale

  • automekanik 

                                                shq.     34 nx.     1 par.     3 vj.    30 pikë minimale

 
 

3. Drejtimi ekonomiko-juridik dhe tregti– 34 nxënës, 1 paralele

  • teknik i ekonomisë                                        

                                                shq     34 nx.     1 par.     4 vj.    60 pikë minimale

 
 

4. Drejtimi  shëndetësi

  • motër medicinale

                                                shq     34 nx.     1 par.     4 vj.    70 pikë minimale

 
 

5. Drejtimi elektroteknik – 68 nxënës, 2 paralele

  • teknik pëelektroteknikë dhe telekomunikacion

                                                shq     34 nx.     1 par.     4 vj.    50 pikë minimale

 
  • teknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë

                                                  shq     34 nx.     1 par.     3 vj.    30 pikë minimale

 
 

6.  Shërbime personale – 34 nxënës, 1 paralele

 
  • Parukeri/estetik për kujdesin e duarve dhe këmbëve

                        shq     34 nx.     1 par.     3 vj.    30 pikë minimale

 
 
  1. KUSHTET PËR REGJISTRIM TË NXËNËSVE

 

Regjistrimi i nxënësve në SHMK”Drita”-Kërçovë, për  vitin  shkollor 2020-2021 do të realizohet sipas kushteve dhe mënyrës të përcaktuar me Ligjin për Arsim të Mesëm, Ligjin për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe me këtë Shpallje.

Transporti falas apo akomodimi i nxënësve të cilët do të regjistrohen në vitin e parë në shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse lloji i zgjedhur arsimor (drejtimi) ekziston në komunën, respektivisht regjionin.

 

Kushtet për regjistrimin e nxënësve janë:

 
  • Të kenë të mbaruar arsimin fillor;

  • Të mos  jenë më të vjetër se 17 vjeç;

  • Të jenë përcaktuar për plan program të njërit nga këto drejtime të arsimit:     Gjimnaz, drejtimi Makineri, drejtimi Ekonomik-juridik dhe tregtar,  drejtimi Shëndetësisë,  drejtimi Elektroteknik si dhe  drejtimi Shërbime personale;

  • Të plotësojnë kriteret e kësaj Shpallje.

 
 
 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM

 
  1. Për vitin  I  (parë)

                  

Gjatë aplikimit, nxënësit duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:  

  • Fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitja merret nga shkolla dhe e  njëjta është falas);

  • Dëftesa origjinale prej klasës VI   deri në klasën   IX;

  • Diplomë (nëse posedon për vendin e I-rë, II-të dhe III-tretë), në gara shtetërore dhe ndërkombëtare  nga gjuha amtare, gjuhë e huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndë mësimore me rëndësi për drejtimin përkatësisht për lëmin zgjedhore,

  • Certifikatë  të  lindjes  (pa marrë parasysh datën e lëshimit),

  • Vërtetim për pranimin e vaksinave (vërtetimi merret te organet për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit dhe e njëjta është pa pagesë).

 
 
 

III. A F A T E T   E   K O N K U R S I T

 
  1. Për vitin I (parë).

 

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve realizohet në një afat regjistrues,me tre  paraqitje në muajin qershor.

Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet më 16 dhe17 qershor 2020ndërsa rezultatet   nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 18 qershor 2020.

Në  rast  se  në  shkollë  do të paraqiten më tepër nxënës nga numri i paraparë me të njëjtët pikë të grumbulluara do të organizohet test kualifikues nga lëndët me rëndësi për profesionin më datë  22.06.2020, ndërsa listat përfundimtare me rezultatet do të shpallen më 22.06.2020

Pas publikimit të rang listave, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë janë të obliguar që në afat prej 48 orëve ta tërheqin dokumentacionin e dorëzuar, gjithashtu edhe shkollaështë  e obliguar që në afat prej 48 orëve tua kthejnë dokumentacionin.

Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve do të realizohet në24 dhe 25 qershor 2020, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 26 qershor 2020.

Paraqitja dhe regjistrimi i tretë i nxënësve do të realizohet në29qershor 2020, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 30qershor 2020.

Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim, provim të vitit, provim për avancim më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkollë ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit, më 24 gusht 2020cilëtdorëzojnëdëshmidokumentacionit.

 
  1. Për vitin II (dytë), III (tretë),  dhe  IV (katërt). 

 

Regjistrimi i nxënësve në vitin II, III dhe  IV do të bëhet në afatin e gushtit më datë  24.08.2020.

 

Për paraqitje të regjistrimit nxënësit duhet të sjellin:

                

  • Fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitja merret nga shkolla dhe e njëjta është falas);

  • Dëftesë origjinale nga viti paraprak;

  • Certifikatë të lindjes  (pa marrë parasysh datën e dhënies).

                 

 

IV. KRITERET PËR ZGJEDHJE

                

Kriteret për zgjedhjen e nxënësve janë:

Suksesi mesatar prej klasës së VI-IX;

-  Suksesi mesatar i nxënësit i arritur nga katër lëndë (gjuhë amtare, gjuhë të huaj, dhe dy lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin);

-   Diploma (për vendin I-rë, II-të dhe III-të), të fituar në gara ndërkombëtare si dhe shtetërore ( të organizuara nga shoqatat e akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës) , nga gjuha amtare,gjuhë e huaj, shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndë mësimore të cilat janë të rëndësishme për drejtimin dhe lëmin zgjedhore.  

-       Vlera mesatare nga pikët e fituara për sjelljen.

 

   Në shkollë ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve nga ai i planifikuar me të njëjtët pikë të grumbulluara, do të organizohet test kualifikues nga lëndët me rëndësi për drejtimin.

    Për suksesin mesatar prej kl. VI deri në kl. IX  nxënësi  mundet  të  fitojë  më së shumti  50 pikë  (suksesi  i përgjithshëm  prej kl. VI deri në kl. IX  mblidhet ndahet në katër dhe  i njëjti shumëzohet me koeficientin 10).

Për suksesin mesatar nga katër lëndë mësimore të propozuara (dy lëndë mësimore  të obligueshme për të gjithë llojet e arsimit dhe dy lëndë që janë me rëndësi për drejtimin), nxënësi mundet të fitojë më së shumti 20 pikë (5 pikë për çdo lëndë).

Për vende të fituara nga gara ndërkombëtare  dhe shtetërore nxënësi mund të fitojë 5 pikë.  (për vend të fituar në gara ndërkombëtare: 5 pikë,  ndërsa për vend të fituar në gara shtetërore për vendin  I,  3 pikë për vendin II,pikë dhe  për vendin III, 1 pikë). Nxënësit i vlerësohet  vetëm një diplomë që isjell më shumë pikë.

Për vlerësim mesatar nga pikët për sjellje nga  VI  -  IX nxënësi mund të  fitojë 5 pikë.   (Sjellje shembullore vlerësohet 5 pikë, sjellje e mirë vlerësohet 3 pikë dhe sjellje e pakënaqshme vlerësohet  0 pikë. Vlera mesatare është mbledhja e pikëve për sjellje nga kl. VI - IX thyhet për  4).

Nxënësi në bazë të gjithë kritereve të caktuara  me këtë shpallje mund të fitoj më së tepërmi 80 pikë.

Pikët minimale të caktuara për paraqitjen  e parë janë përbërëse  e  shpalljes.

Shkolla për paraqitjen e parë mund të zvogëlojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara në Konkursin, më së shumti 10 pikë, përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomi - juridik dhe tregti dhe drejtimi shëndetësi.

Shkolla janë të obliguara që me Konkurs intern për paraqitjen e dytë përkatësisht paraqitjen e tretë të theksojnë minimumin e pikave të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në planin dhe programin e caktuar mësimor. Publikimi i pikëve minimale duhet të realizohet më 22 qershor 2020 për paraqitjen e dytë, përkatësisht më 26 qershor 2020 për paraqitjen e tretë.

Për nxënësit të cilët kanë mbaruar klasën e nëntë në Republikën e Maqedonisë së Veriut , ndërsa një, dy apo tre klasë ( VI,VII apo VIII) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë do të merret suksesi nga klasa e nëntë dhe do të vlejnë të gjitha kriteret e njëjta të lartë përmendura gjatë përzgjedhjes së nxënësve.

 

V.  ZGJEDHJA DHE  REGJISTRIMI  I  NXËNËSVE DHE FORMIMI  I PARALELEVE

 

Zgjedhja dhe regjistrimi i nxënësve bëhet me plan dhe program në bazë të së cilës është përcaktuar nxënësi dhe në bazë të pikëve të përgjithshme të cilat llogariten veç e veç për çdo lëndjkkë.

   Zgjedhjen dhe regjistrimin e nxënësve e bënë Komisioni, i cili e shpall vendimin bashkë me rang listën në tabelën e shpalljeve.

   Kandidati i pakënaqur ka të drejtë për kundërshtim në afat prej 3 ditësh, duke llogaritur nga dita e shpalljes së listës, ndërsa në afat prej 3 ditësh pas pranimit vendos Këshilli i Arsimtarëve të Shkollës.

      Vendimi i Këshillit të Arsimtarëve pas kundërshtimit është i prerë.

Numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe janë të caktuara  në këtë shpallje, në suaza të  numrit  të  përgjithshëm  të paraleleve të caktuara me konkursin e  Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës Shkup.

                                                                                             

              Drejtori,     

      Kërçovë,                                                                                  Festim Ahmeti

21.04.2020                                                                                  _____________                                                                           

slajdi

VISUAL FUNDAMENTAL PARAMETERS
POWERFUL TIMELINE EDITOR
LAYER MANAGEMENT
Full screen video
Auto-play/pause video
HTML5
Youtube
Mighty video support
...