SHMK "Drita" Kërçovë, nikoqire e projektit Erasmus +

 

Nga data 8-14 Maj 2022 SHMK “Drita” ishte nikoqire projektit Erasmus +  ku morën pjesë  4 shkolla: nga San Salvo Itali, Koimbra Portugali, Samsun Turqi dhe Dobriç Bullgari. Është ky mobiliteti i tretë që bëhet në lidhje me projektin “Koncepti shkencor i prodhimit të energjisë së qëndrueshme”. Në Maqedoninë e Veriut, më saktë në Kërçovë, si temë të projektit kishim energjinë diellore, ku nxënësit vizituan panelet diellore në Osllome Kërçovë dhe u interesuan për planet për zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit të energjisë elektrike përmes paneleve diellore dhe me këtë të mbrojmë ambientin ku jetojmë. Përgjigjet e pyetjeve nga nxënësit  i morën nga drejtori Nexhbudin Nuredini dhe inxhinieri Ilir Ibraimi. Një ligjëratë mjaftë të frytshme dha profesoresha Blerta Ahmedi, ku sqaroj si vjen deri te prodhimi i energjisë elektrike nga panelet diellore. Nxënësit tonë bashkë me nxënësit e shteteve të tjera përgatitën një video dhe një pamflet lidhur me temën e caktuar. Bartëse e projektit për SHMK”Drita” është Valdete Adili e ndihmuar nga Gëzim Qerimi.

Tema e projektit që u zhvillua në SHMK”Drita” Kërçovë është vazhdimësi e temave nga projekti për prodhimin e energjisë elektrike përmes gazit natyror që u punua në Itali dhe prodhimin e energjisë elektrike përmes ujit që u punua në Portugali. Në të dy takimet morën pjesë nxënësit e SHMK”Drita” dhe treguan sukses të lartë dhe u pajisën me certifikata.

Projekti vazhdon në Bullgari me temën e prodhimit të energjisë elektrike përmes erës dhe finalizimi i gjithë projektit do të bëhet në Turqi gjatë qershorit.

Falemderojmë drejtorin Festim Ahmedi si dhe profesoreshat Merita Rizmani Rexhepi, Teuta Purellku,  Blerta Ahmedi që ndihmuan që projekti të dalë i sukseshëm.

Videon nga vizita në Osllome mund ta ndiqni këtu.

slajdi

VISUAL FUNDAMENTAL PARAMETERS
POWERFUL TIMELINE EDITOR
LAYER MANAGEMENT
Full screen video
Auto-play/pause video
HTML5
Youtube
Mighty video support
...