Me videot në vazhdim do të prezantojmë punimet e radhës të nxënësve të makinerisë me ing.e  dipl.Ismet Fejza, ku është bërë projektimi,përpunimi i pjesëve,montimi dhe prova(lëshimi në punë) i një lavatriçeje në miniaturë dhe një sharre rrethore(cirkular).Për konstruktimin e lavatriçes janë përdorur një elektromotor i vogël me bateri, kartonë, kanaçe, silikon, një copë plastike ,menteshë teli për derën e makinës një ndërprerës dhe tela.

Sharra është funksionale dhe mund të përdoret për prerje të pjesëve të drurit por me ndërrimin e thikës mund të përdoret edhe për prerje të copave metalike.E njëjta mund të përdoret edhe për mprehje të veglave të ndryshme, nëse i vendoset gurë ratifikues.

Për konstruktimin e sharrës kemi përdorur një elektromotor dhe nofullat shtrënguese të një makine shpuese(bormashine) të vjetër jo funksionale( por kuptohet motori në gjendje të rregullt),dërrasat, dy susta, telat, ndërprerësi, bulona, silikon një bateri dhe thikat(kokat prerëse).

 

 

slajdi

VISUAL FUNDAMENTAL PARAMETERS
POWERFUL TIMELINE EDITOR
LAYER MANAGEMENT
Full screen video
Auto-play/pause video
HTML5
Youtube
Mighty video support
...